Ka rinisur me një humbje kampionati për ekipin e Burrelit.
Burreli luante në Tiranë sfidën në grupine mbijetesës.
Ndeshja filloi me ritëm të ulët dhe rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Burreli me Mallunzën i cili i vetëm përpara portierin nuk shënon dot.
Pjesa e dytë do të kishte vetëm një protagonist (Ngjelën) por për fatin e keq të Burrelit në sesin negativ të fjalës.
Në minutën e 53 pas një super pritje të portierit Koca mbrojtësi Ngjela nuk largon topin por kapet në befasi nga Ortolani.
Një gafë amatoreske nga Ngjela i cili edhe në golin e dytë të Dinamos nuk arrin të markojë siç duhet Kolgegën i cili shënon një supergol.
Burreli fal një forme fizike jo të kënaqshme nuk arrin në asnjë moment duke humbur kështu me ekipin më të dobët të kategorisë