Të shtunën që lam pas kategoria e parë në futboll mbylli zyrtarisht fazëne dytë të këtij kampionati ku dhe u përcaktuan ekipet që do të luajnë në fazën e tretë ndërmjet tyre. Kështu Burreli do të jetë në grupin play-out e dytë bashkë me katër ekipet e tjera, Egnatian, Tërbunin, Veleçikun dhe Dinamon. Ndërsa në grupin Play – Off do të luajnë, Kastrioti, Besëlidhja, Erzeni dhe Korabi.
Këtë të shtunë do të nisë faza e tretë dhe e fundit e këtij sezoni. Por ekipi matjan do të luajë javën e ardhshme pasi këtë të shtunë duhet ta bëjë pushim për shkak se sipas kalendarit do të duhej të përballej me ekipin e vendit të fundit të grupit, Shkumbinin e Peqinit, por ky i fundit është përjashtuar nga gara.
Matjanët do të luajnë në datën 14 Mars në ndeshjen e parë të fazës së tretë në transfertë ndaj Dinamos. Matjanët mbajnë vendin e parë në grupin play out, me 24 pikë, pasi as në këtë fazë nuk do të ketë përgjysmim të pikëve.