Të mërkurën pasdite u luajtën ndeshjet e fundit të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Burreli luajti në transfertë ndaj Egnatias së Rrogozhinës, takim të cilin e humbi me rezultatin minimal 1 me 0 për vendasit. Por kjo nuk ka ndikuar në renditjen përfundimate të skuadrës matjane e cila qëndron në krye të ekipeve të zonës play off të grupit A.
Në 27 javë kampionati Burreli arriti të grumbullonte 31 pikë, po aq sa ka edhe Egnatia. Java e fundit e luajtur me 29 Korrik ka përcaktuar edhe ekipet që luajnë për mbijetesë apo ato që kanë rënë direkt. Në grupin A është Tërbuni i cili do të luajë sezonin e ardhëm në kategorinë e dytë pasi u dënua në ndeshjen e javës së 24 për shkak të dhunës së ushtruar në stadium. Kjo favorizoi Veleçikun e Koplikut i cili ka edhe një mundësi për të qëndruar në kategori pasi do të luajë në paly off me ekipin e dytë të grupit B në kategorinë e dytë.