Janë zhvilluar këtë të mërkurë ndeshjet e fazës së 1 / 16 për garën e Kupës së Republikës në futboll. Kalendari i kishte vendosur matjanët përballë vlonjatëve të Flamurtarit në shtëpinë e këtyre të fundit.

Janë dashur vetëm 6 minuta lojë që vendasit të kalojnë në epërsi ndaj Burrelit, kur shënuan golin e parë me Zogajn.

Ndërkohë që në minutën e 24 të pjesës së parë vjen edhe goli i dytë nga Flamurtari. Është Mërdja që shënon për ekipin e tij duke dyfishuar rezultatin e takimit.

Pjesa e parë Flamurtari – Burreli mbyllet në shifrat, 2 me 0.

Ndërkohë, edhe pjesa e dytë nuk solli ndryshim për djemtë matjanë të drejtuar nga tekniku Klevis Hima. Skuadra e Burrelit nuk arriti në asnjë rast të deportojë në rrjetën e portës vendase. Kjo bëri që Vlonjatët të kualifikuan direkt për turin e radhës të Kupës së Shqipërisë në futboll, ndërsa për Burrelin gara në këtë event mbyllet këtu.

Ndërkohë ekipet e tjera të futbollit të kualifikuara në Kupën e Republikës janë Elbasani pasi mundi me rezultatin 3 me 2 Kastriotin e Krujës, Skënderbeu që mundi 4 me 0 Turbinën, Dinamo që mundi 2 me 0 Orikun, Lushnja që mundi 3 me 0 Tomorin dhe Apolonia që mundi 2 me 1 Luzin e Vogël 2008.