Të dielën janë zhvilluar ndeshjet e javës së 14 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Matjanët pritën në shtëpi ekipin e Lushnjës i cili aktualisht është në zonën e rënies në një kategori më poshtë. Ndeshja ishte parashikuar e vështirë për shkak të pozicionimit të lushnjarëve të cilët duan t’i largohen zonës së rrezikut.

Megjithatë, matjanët e kanë nisur me ofensivë duke krijuar disa raste që në minutat e para të ndeshjes. Megjithatë, për 45 minuta nuk kanë arritur të gjejnë rrjetën e portës kundërshtare. Por ajo që u vu re nga matjanët, ishte gjykimi i ndeshjes ku treshja në fushë mbajti anën e miqëve duke krijuar kështu edhe pakënaqësi. Megjithatë, më e dukshme ishte në pjesën e dytë ku e la Burrelin me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 62 pasi nxori me të kuqe Donati Tomën. Matjanët ishin në avantyazh ku shënuan në minutën e 54 me një penallti të ekzekutuar saktë nga Kurbneshi.

Ndëshkimi me të kuqe i Burrelit bëri që matjanët të ishin në disavantazh numeric dhe miqtë ta shfrytëzonin këtë për të brazuar në minutën e 64 me Samake. Minutat e mbetura nuk ndryshuan asgjë përveçse tensione në fushë të nxitura nga treshja gjykuese. Ekipet ndajnë nga një pikë dhe mbeten në të njëjtat pozicione që kishin para ndeshjes.

Dritan Kurti