Ekipi i Burrelit e ka nisur me humbje këtë kampionat.
Matjanët u përballën të Shtunën në Peqin me Shkumbinin. Vendasit kanë vulosur gjithçka në pjesën e parë të ndeshjes, duke shënuar dy gola.
Peqinasit kanë shënuar me Ejoh në minutën e 28 dhe Mustafain në minutën e 39.
Zëvendësimet e bëra nga trajneri Stojku në pjesën e dytë nuk kanë dhënë efekt, pasi vendasit e kanë ruajtur rezultatin edhe për 45 minutat e dyta.
Tashmë matjanët duhet të mendojnë për ndeshjen e radhës të cilën e kanë sërisht në transfertë sërisht në stadiumin e Peqinit, por përballë do të ketë Egnatian e Rrogozhinës.