Bashkia e Matit ka vijuar projektin për veshjen me sistemin kapot të pallateve në qytetin e Burrelit. Aktualisht puna është përqendruar në bllokun e banimit numër 2 të lagjes “Drita”. Janë 14 pallate në këtë bllok banimi të cilat do t’i nënshtrohen veshjes me sistemin kapot, apo siç njihet ndryshe “efiçenca e energjisë elektrike”. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se ky investim do të shërbejë jo vetëm për forcimin e qëndrueshmërisë së pallateve, por edhe do të ndikojë në kursimin e energjisë elektrike për shkak se ndikon deri në 5 gradë Celsius si gjatë dimrit ashtu edhe gjatë verës.

Projekti për efiçencën e energjisë elektrike të pallateve është i shtrirë në të gjithë vendin dhe financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Efiçencës së Energjisë Elektrike.