Fasha e kohës nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13:00 po shfrytëzohet nga banorët për të blerë produktet bazike që ju duhen në banesë. Por ndonëse këtë të mërkurë numri i qytetarëve në rrugët e qytetit të Burrelit ishte më o vogël, problem mbetet distancimi social me njëri-tjetrin. Në shumë pika shërbimesh si supermarkete apo dyqane të tjera, distanca pre 1 deri në 2 metra nuk ruhet, megjithëse farmacitë apo shërbime të tjera nuk lejojnë që brënda ambjenteve të tyre të futet më shumë se 1 person.
Por ajo që vazhdon të respektohet në maksimum nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve është koha e karantinës si një nga masat kundër koronavirusit, nga ora 13:00 deri në orën 5 të mëngjesit të ditës pasardhëse.
Në këtë orarë të gjitha rrugët e qytetit apo lagjet e tij boshatisen, ndërkohë vijojnë patrullimin forcat e policisë së rendit, asaj bashkiake dhe ushtria. Ndërkohë lajmi i mirë mbetet që ende në rrethin e Matit dhe gjithë qarkun Dibër nuk ka asnjë person të deklaruar zyrtarisht i prekur me Covid-19.