Sokol, Bardhok dhe Anton Permarkaj pretendojnë se u janë mohuar të drejtat dhe se ndaj tyre po fshihen dokumentet. Ata mësohet se i kanë bërë kërkesë drejtorisë së burgut të Burrelit për grevë urie. Drejtori i burgut thotë se ka marrë në shqyrtim kërkesën dhe se fillimisht do të nisë negociatat me tre vëllezërit. Ndërsa vetë të dënuarit kanë paralajmëruar se nëse kërkesat nuk merren parasysh do njoftojnë ministrinë e drejtësisë dhe avokatin e popullit.

Në vitin 2012, tre vëllezërit Anton Permarkaj, Sokol Permarkaj, Bardhok Permakaj si dhe djali i xhaxhait të tyre Fran Permakaj, u zunë pritë dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Markaj. Në këtë ngjarje mbetën të vdekur Paulin dhe Hilë Markaj, si edhe të plagosur Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj.
Në korrik të vitit 2014, Anton dhe Sokol Permarkaj u dënuan me burg përjetë, Bardhok Permarkaj u dënua me 24 vjet burg dhe Fran Permarkaj me 22 vjet burg.