Një mjet që po tip trajler që po udhëtonte nga Shkupi në drejtim të Tiranës doli nga rruga në aksin Burrel – Skuraj në afërsi të urës së Ulzës.
Mjeti përfundoi disa metra poshtë saj, por fatmirësisht pa viktima.
Policia e cila shkoi në vendin e ngjarjs tha se drejtuesi i mjetit ka arritur të hidhet nga kabina në momentin që ai po dilte nga rruga, duke pësuar vetëm lëndime të lehta.
Sipas dëshmisë së dhënë uniformave blu, drejtuesi i mjetit ka deklaruar se në momentin e aksidentit po shmangte përplasjen me një mjet tjetër i cili ishte futur në parakalim të gabuar.
Drejtuesi i mjetit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka marrë mjekimin e nevojshëm në spital dhe ka njoftuar kompaninë e tij për ngjarjen.