Në orët e paradites qytetarët e Burrelit vijojnë të jenë në rrugë, madje edhe në grupe, duke harruar kështu masat që duhet të marrin për tu mbrojtur nga përhapja e koronavirusit. jo vetëm se lëvizjet ishin në grupe, por shumë pak qytetar ruanin distancimin social apo kishin vendosur maska, për tu mbrojtur nga virusi korona. Nëse dikush është bartës dhe asimptomatik, rreziku i infektimit është i madh. Për poetin Basir Bushkashi, qytetarët matjan nuk duhet ta neglizhojnë situatën, e sidomos të mos e marrin seriozisht paçka se ende nuk ka asnjë të prekur në Mat. Edhe institucionet shëndetësore vijojnë të bëjnë apel që të zbatohen masat me përpikmëri edhe pse nuk ka raste zyrtare të shfaqura, rreziku mbetet evident dhe prekja nga ky virus mund të ndodhë në çdo kohë.