Janë arrestuar nga 2 prsona si autor të dyshuar për plagosjen e dy vëllezërve në Burrel për motive të dobëta përkatësisht A.Sh 25-vjeç dhe A.Sh., 22-vjeç dhe akuzohen për vrasje e mbetur në tentatiovë me dashje dhe ndihmë ndaj autorëve të krimit.
Ngjarja ka ndodhur më 4 janar të këtij viti ndërsa mësohet se personat e arrestuar janë shtetasit A.N dhe L.L si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Burrel
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim
Kapet dhe arrestohet autori i dytë, i cili me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, plagosën me thikë dy vëllezër.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, pas një pune dhe hetimi 3 mujorë, gjatë ditës së sotme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e personit në kërkim :
L. L., 26 vjeç, banues në Burrel.
Ky shtetas me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me shtetasin A.N, (i arrestuar ditën e ngjarjes), dhe shtetasin e shpallur në kërkim XH.M , pas një konfliktit për motive të dobëta, në rrugën ”Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.SH 25 vjeç dhe A.Sh 22 vjeç, banues në Burrel.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit”.