Punonjësit e uzinës së Ferrokromit të Komsisë në Mat dolën sot në një protestë me disa kërkesa ndaj kompanisë turke që ka në administrim uzinën. Rreth 80 metalurg kanë shtruar kërkesat e tyre në lidhje me largimin e drejtorit të kësaj uzine, përmirësimin e kushteve të punës dhe rritje të pagës. Kërkesa për largimin e drejtorit lidhet me një incident të dy viteve më parë, ku sipas metalurgëve drejtori ka dhunuar kolegun e tyre, Hamit Metra, ngjarje për të cilën gjykata e shkallës së parë Mat e ka shpallur fajtor.
Sink… Hamit Metra – Metalurg
Nga ana tjetër, kolegët e Metrës të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur incidenti dhe kanë dalë dëshmitar të tij në gjykatë, deklarojnë se diskriminohen nga drejtori. Po ashtu, ata kërkojnë që jo vetëm të largohet drejtori nga detyra, por edhe të përmirësohen kushtet në punë, të ketë rritje page, të ketë sigurim jete etj.
Sink… Metalurgët e tjerë
Metalurgët thonë se protesta e tyre do të vijojë deëri në realizimin e kërkesave të tyre, nëse nuk do të merren parasysh ato do të përshkallëzohen.
Kreu AKTUALITET Burrel, metalurgët në protestë, kërkojnë largimin e drejtorit të UFK, përmirësim të...