Njoftimi i Komisaritit Mat
Kompania ‘Albchrome’ dhuron një pajisje ‘Dron’, për strukturat e Komisariatit të Policisë Mat.
Gjatë paradites së sotme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, Zoti Ervin Isai, Drejtori i Uzinës së Përpunimit të Ferrokromit në Komsi, Mat, sëbashku me zonjën Teuta Ustundag Drejtoresha e Marrdhënieve me Jashtë, i dorëzuan Shefit të Komisariatit të Policisë Mat, një pajisje elektronike Dron në ndihmë të shërbimeve të Policisë.
Shefi i Komisariatit Kryekomisar Ervin Hasrama, ka falënderuar të pranishmit për donacionin dhe është shprehur se çdo donacion i dhuruar është shprehje e besimit të shtuar për Policinë.
Pajisja me një mjet Dron e strukturave të Komisariatit të Policisë Mat është shumë e vlefshme dhe do ti ndihmojë shërbimet e policisë në kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe ju siguroj se kjo pajisje do të përdoret me profesionalizëm nga ana jonë.
Faleminderit për mbështetjen dhe jam i bindur se edhe në të ardhmen do të kemi akoma më shumë bashkëpunim dhe mbështetje nga ana juaj për Policinë e Komisariatit Mat.