Përdorimi i një burimi të ujit në fshatin Ostren të Bulqizës ka çuar në gjykatë dy familje, të cilat tashmë kërkojnë pronësi mbi të. Asllan Koçi thotë se burimi i ujit rrjedh në tokën e tij dhe se e ka lejuar familjen tjetër të marrë ujë vetëm gjatë ndërtimit të banesës. Por sipas Koçit, edhe pas përfundimit të ndërtimit të banesës, fqinji ka pretenduar se uji është i tiji. Kjo ka bërë që palët të përfundojnë në gjykatë, duke kaluar disa shkallë.

Asllan Koçi kërkon nga organet e drejtësisë, por edhe të shtetit që të ndërhyjnë dhe të parandalojnë një vetëgjyqësi të mundshme.