Këshilli Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar mbledhjen e radhës dhe të parën për këtë vit, ku në rendin e ditës ishin një sërë projekt-vendimesh. Ndër pikat kryesore ishin Projek-Vendimi për dhënien e ndihmës ekomnimoke, Projekt-vendimi për disa shtesa në vendimin e këshillit bashkiak nr 71 datë 24-12-2019 etj. Pikat që patën diskutime dhe që nuk u miratuan nga këshilltarët ishin heqja nga fondi pyjor e kollusor për të ushtruar aktivitete në fushën e energjitikës. Në fund mbledhjes kryetari i këshillit Bashkiak Gëzim Xhafa, tha se u miratuan disa vendime të rëndësishme nga këshilltarët, por pati edhe kundërshtime për projektvendimin për dhënien e një siperfaqeje të tokës në dispozicion të firmave që kishin bërë kërkesë për aktivitet biznesi.