Blektoria e vështirë, banorët e lagjes Allmetaj në Bulqizë e kanë gjetur një zgjidhje
Të jesh blektor me një numër të madh të imtash është e vështirë për shumë banorë që jetojnë në zonat rurale. Por siç thonë ata, në fshat nuk mund të jetosh pa patur edhe bagëtinë megjithëse në numër të vogël. Por të harxhosh kohën apo ditën me më pak se dhjetë krerë të imta, nuk ja vlen, ndaj banorët e lagjes Allmetaj në afërsi të Bulqizës kanë gjetur një zgjidhje. Ata shkojnë me radhë me bagëti, duke e ndarë muajin në ditë të barabarta mes tyre. Rrahman Llani shprehet se kjo ishte zgjidhja më e mirë për tu mos u penguar të gjithë me shumë pak bagëti. Por sipas tij, nuk ja vlen të merresh me blektori pasi nuk është me përfitim.
Aktualisht kjo lagje numëron rreth 80 krerë të imta, të cilat kulloten në tokat e secilit prej atyre që i kanë.
E.D