Policia ka identifikuar dhe po vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorit të një kërcënimi për vënie gjobë ndaj një biznesmeni.

“G.B. (biznesmen) është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallëzim, duke deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga një shtetas. Policia identifikoi shtetasin F.Sh., i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar shtetasin G.B. Policia ka shoqëruar biznesmenin në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej. Shtetasi F.Sh., i cili ishte fshehur rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi”, bën me dije policia.

Vijon krehja e zones për kapjen e autorit.