Policia e Dibrës ka vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e plaligjshmërisë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe qarkullimit më armë zjarri.
Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi Erjon Lusha 20-vjeç banues në Bulqizë.
Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, të caktuar nga gjykata e Dibrës pasi në bashkëpunim me babain e tij shtetasin A. Lusha, janë konfliktuar më një tjetër person me inicialet U. H të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Njoftimi i policisë:
DVP Dibër/Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që shpërndajnë lëndë narkotike apo që qarkullojnë me armë zjarri.
Në Bulqizë kapet dhe arrestohet një shtetas që kishte thyer masën sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E.L, 20 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas ka dalë nga banesa duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj tij, sëbashku me babain e tij shtetasin A.L., janë konfliktuar dhe goditur me grushta shtetasin U. H., të cilit i kanë shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit U. H., dhe A.L., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.