Bulqizë, Strikçani me rrugë të asfaltuar

0
16

Banorët e fshatit Strikçan në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës nuk do të kenë më probleme me rrugën e tyre. 1.3 kilometra rrugë që e lidh këtë fshat me rrugën nacionale Peshkopi – Bulqizë ka nisur të asfaltohet.

Në inspektim të punimeve ishte edhe kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla. Ky i fundit u shpreh se financimi po bëhet nga buxheti i Bashkisë dhe se për shkak të fondeve ka mbetur vetëm pak metra rrugë e cila nuk do të asfaltohet tan. Alla tha se pjesa e mbetur pa asfalt me këtë projekt do të asfaltohet vitin e ardhshëm.

Sipas tij, asfaltimi i kësaj rruge jo vetëm i afron banorët më shumë me qytetin e Bulqizës, po ndikon edhe në përmirësimin ekonomik të tyre.

Fshati Strikçan në Bulqizë ishte ndër fshatrat me rrugën më të dëmtuar, e cila ishte kthyer në një gangrenë për banorët e këtij fshati.