Bulqize/Shkrumbohen nga zjarri dhjetëra hektarë pyje dhe kullotë në Bulqizë

Share

BULQIZË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë pasdites së sotme sipër fshatit Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë në malin e quajtur livadhet e Karajt. Zjarri i ndihmuar nga era ka djegur me dhjetëra hektarë pyje dhe kullota.

Zjarrfikëset e kanë të pamundur ndërhyrjen dhe në këto rrethana kërkohet ndihma nga ajri për shuarjen e vatrave të zjarrit. Policia ka nisur hetimet dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Read more

Local News