Arrestohet drejtuesi i kamionit i cili shkaktoi aksidentin në zonën e Tërnovës.
Specialistët e Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin, A.H,28 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip kamion në zonën e Tërnovës , ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës, ku si pasojë ka humbur jetën shtetasi G.S, 44 vjeç, dhe mbeti i dëmtuar shtetasi N.T, 42 vjeç, banues në Bulqizë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Prerje e paligjshme e pyjeve”.