Dibër


Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve, procedohen penalisht nga Policia 4 shtetas.


Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit :

E. U., D. P., F. LL., A. T., banues në Dibër, pasi gjatë kontrollit të tërritorit nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Zallë-Leshaj”, janë konstatuar duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
___
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ‘Ngjarje Aksidentale’, pasi shtetasi A. B., 29 vjeç, banues në Bulqizë, gjatë punës në një galeri kromi në Bulqizë, është aksidentuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.

Gjithashtu janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ‘Ngjarje Aksidentale’ pasi shtetasi Sh.Gj., banues në Krastë, gjatë punës në një galeri kromi në Krastë, Martanesh, është aksidentuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.