Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur rreth orës 12:00 të ditës së hënë, në një nga galeritë e kromit në Bulqizë.

Sipas policisë 44-vjeçari me inicialet B.D ka qenë në frontin e punës teksa është goditur nga disa gurë, që për fat të mirë nuk i shkaktuan palgë të rënda në pjesë të tjera trupit pasi e goditën vetëm në këmbë.

44-vjeçari është dërguar më pas për mjekim në spitalin e Bulqizës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rastit. Incidentet në galeritë e kromit në Bulqizë kanë qenë të shpeshta kohët e fundit duke sjellë pasoja në plagosen e minatorëve që punojnë në thellësi të nëntokës