Bulqizë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i kultivimit të bimëve narkotike

Finalizohet me sukses operacioni policor “GOLOMERAN-2021”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë 5 shtetas.

Operacioni i zhvilluar nga D.V.P. Dibër, Komisariati i Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, nja sasi fishekësh luftarak dhe lëndë narkotike cannabis.

Në vijim të kontrollit të imtësishëm dhe të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, strukturat e DVP Dibër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, pas një hetimi 3-mujorë, kanë mirëorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Golomeran-2021”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit :

U.M., 33 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë

E.B., 24 vjeç; M.B.,29 vjeç; B.S., 28 vjeç; E.S., 28 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, dhe Prokurorinë Dibër, bazuar në informacione dhe prova të mbledhura gjatë një hetimi 3-mujorë, ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’, në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Gjatë operacionit shërbimet e policisë i kanë gjetur të fsheur shtetasit U.M., një armë zjarri automatik me 28 fishek që i posedonte pa leje.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.6 kg cananis në proçes tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhim e shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje “ , “Moskallzim Krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.