Ky segment i rrugës së Arbrit mes dy lagjeve të Bulqizës ishte kthyer në burim aksidenti prej më se tre vitesh. Për shkak të dëmtimit të karrexhatës, mjetet përfundonin të përmbysura apo në anën tjetër të rrugës. Më në fund, firma që ka për detyrë mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor ka nisur punën për riparimin e këtij segmenti.
Përfaqësues të firmës thanë se çedimet e tokës këtu kanë bërë që rruga të mos ketë qëndrueshmëri pavarësisht ndërhyrjeve të bëra nga firma në këto tre vite. Gjithsesi puna ka nisur për ta riparuar e në këtë mënyrë do të shmangen edhe aksidentet e shumta që ndodhnin këtu.
Ky segment i rrugës së Arbrit ishte problematik për drejtuesit e mjeteve që kalonin për herë të parë në të, pasi përballeshin direkt me çedimet e karrexhatës lëviznin me shpejtësi deri në 100 km/orë.