Në Bulqizë situata vijon të jetë e vështirë në fshatrat e thellë të Njësive Administrative Zerqan, Shupenzë, Trebisht, Martanesh e Ostren për shkak të trashësisë së madhe të dëborës. Banorët thonë se për shkak të rrugëve të bllokuara, është dashur që të ecin me orë të tëra në këmbë për të shkuar deri në qytetin e Bulqizës.

 Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu tha se autoritetet vendore po punojnë me kapacitet të plotë për të bërë të kalueshme çdo rrugë të fshatrave në të cilët trashësia e dëborës është nga 40 në 80 centimetra. Nënprefekti Muliu tha se vetëm në shkollat e qytetit është zhvilluar mësim këtë të martë, ndërsa në shkollat e tjera jo.  

Sipas nënprefektit Avni Muliu, deri tani nuk ka probleme me furnizmin me ujë të pijshëm të banorëve të Bulqizës.