BULQIZË, MUNGESË UJI TË PIJSHËM PËR 11 FAMILJE

0
17

Para pak ditësh, një telefonatë në redaksinë e “Mat Tv”, e një banori të fshatit Dragu, në Njësinë Administrative Fushë Bulqizë, të Bashkisë Bulqizë, na informoi mbi mungesën e ujit të pijshëm dhe atij vaditës për 11 familje të këtij fshati. “Mat Tv” intervistoi për këtë problem kryetarin e fshatit Dragu, Nevruz Çakalli, ku përveçse konfirmoi problematikën e mungesës së ujit të pijshëm, renditi dhe njësërë problematikash të tjera jetike që e shqetësojnë këtë komunitet banorësh. Uji vaditës, thotë Çakalli, i shërben vetëm gjysmës së fshatit, pasi pas vitit 1990 pompa është zhdukur dhe pjesa tjetër e fshatit ka ngelur në të thatë. Kryetari i fshatit Dragu thotë se këtë shqetësim e ka ngritur edhe pranë Bashkisë Bulqizë, dhe na është premtuar se për vaditjen do të investohet sapo fondet të jenë gati. Edhe rruga e fshatit Dragu është e dëmtuar, por që na është premtuar po nga Bashkia Bulqizë se së shpejti do të ndrëhyhet në riparimin e saj.