Para disa ditësh sëmundja e kollës së mirë është shfaqur në Maqedoninë e Veriut dhe kjo për banorët e Bulqizës do të thotë se mund të përhapet edhe tek ata, pasi Bulqiza është kufitare me këtë shtet dhe hyrjet e daljet janë të shpeshta. Mjeku i spitalit bashkiak Bulqizë, Shahin Kaja e sheh jo pa shqetësim këtë fakt. Ai rekomandon që nëse personat kanë simptoma të tilla si kollë të zgjatur, teshtitje, rrufëngjirje të zëritngritje të lehtë të temperaturës, skuqje të konjuktivave  të syve etj., duhet të paraqiten pranë mjekut të familjes dhe të marrë mjekimin e duhur.

Sipas mjekut Kaja, kjo sëmundje bakteriale prek të gjitha moshat, por tek foshnjat egziston rreziku i një ndërprerjeje të papritur të frymëmarrjes nëse janë të prekur nga kolla e mirë. Sëmundja transmetohet nëpërmjet thithjes gjatë frymëmarrjes së spërklave të infektuara me bakterin e kollës së mirë.