Kamisariati i Bulqizës ka arrstuar pas një kontrolli në një bilardo 28 vjeçarin D.D pasi u konstatua me një dorezë hekuri në posedim.

Gjithashtu po i njëjti komisariat ka proceduar penalisht një shtetas pasi u konstatua duke djegur pisha të thata në një zonë të pyllëzuar

Njoftimi i Policisë:

Dibër

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 28 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një bilardoje iu gjet në trup një dorezë metalike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin U. T., 43 vjeç, banues në Bulqizë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke djegur me zjarr degë të thata pishe, në mes të një zone të pyllëzuar.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.