Njoftimi i policisë

Bulqizë

Kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë që ndërhyri për të parandaluar përshkallzimin e një konflikti mes dy shtetasve, vihet në pranga 41 vjeçari

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë, shtetasi : A.L, 41 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas gjatë një konflikti me shtetasin H.M, e ka kanosur këtë dhe në momentin që ka ndërhyrë punonjësi i policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, shtetasi A.L, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë por më pas është vënë në pranga.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.