Drejtoria Vendore e Policisë Dibër noftoi këtë mëngjes organizimin e një operacioni anti-kanabis në Bulqizë, gjatë të cilit ka përfunduar në pranga një 31-vjeçar.

Sipas njoftimit, në terren kanë zbarkuar 50 punonjës policie dhe dy dronë për të kontrolluar nga ajri për platntacione të mundshme kanabisi, nisur edhe nga fakti se tani është periudha e kultivimit.

Gjatë vëzhgimeve me dronë nuk janë zbuluar bimë narkotike. Ndërkohë gjatë kontrolleve të punonjësve të policisë në terren, në lagjen “Gjeologu”, në Bulqizë, konstatua një rast i kultivimit të kanabisit dhe u arrestua  shtetasi S. T., 31 vjeç. Arrestimi i të riut u bë pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fvideos%2F574414823272079%2F&show_text=0&width=560

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 50 punonjës policie dhe dy dronë.

Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Shërbimet policore përveç kontrolleve në zonat e thella malore dhe në fshatra, kanë ushtruar kontrolle edhe me këmbë në lagjet e qyteteve të qarkut Dibër, ku si rezultat në lagjen “Gjeologu”, në Bulqizë, konstatua një rast i kultivimit të kanabisit, dhe u arrestua nga Policia shtetasi S. T., 31 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë, duke kontrolluar dhe në zonat më të thella, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.