Një konflikt që mendohet të ketë qenë i çastit ka përfunduar në nxjerrjen e armës nga shtetasi Alban Taçi që njihet në qytetin e Bulqizës si një ndër “të fortët”. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e kësaj të diele por vetëm tani është bërë publike.

Në njoftimin e policisë dibër, thuhet se në vendin e quajtur “Unaza e Re,” Bulqizë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit B.D, 41 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur të bëjë identifikimin dhe shpalljen në kërkim e shtetasve: A.T, 26 vjeç, dhe M.T, 32 vjeç, (vëllezër) si autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.

Sipas policisë locale ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për kapjen e tyre.