Një familje në fshatin Gjoricë të Bulqizës ka rënë pre e vjedhjes mbrëmjen e kaluar. Sipas deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit R.M gjatë natës së kaluar dhe kanë marrë një shumë parash.

Ndërkohë, policia nuk jep më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje, se sa ka qenë shuma e vjedhur nga hajdutët apo nëse ka patur përplasje me familjarët.

  Policia deklaron se ka nisur hetimin për ngjarjen dhe se është vënë në kërkim të autorëve të vjedhjes së parave në banesën e shtetasit R.M.

Kjo nuk është hera e parë që në fshatin Gjoricë të Bulqizës ka ngjarje të tilla. Vazhdimisht banorët e këtij fshati janë akuar se ka vjedhje në fshatin e tyre, kryesisht në bagëti. Ndërkohë, ata kërkojnë më shumë prezencë të policisë në zonë për të frenuar këtë fenomen që kohët e fundit është bërë shqetësues.