Një 32 vjeçare është gjetur mbrëmjen e kaluar e mbytur në lumin e Bulqizës. Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e 30 minuta, pas njoftimit të bërë nga banorët në polici.

Kjo e fundit shkoi në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 32 vjeçares. Sipas policisë së Bulqizës vdekja e shtetases M.F ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

Njoftimi i policisë!

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si “ngjarje aksidentale”, pasi rreth orës 21.30, datë 10.09.2019, është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës shtetasja M.F, 32 vjeçe, banuese në Bulqizë. Nga kqyrja e trupit të viktimës, nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.