Që prej ditës së hënë në të gjithë vendin janë rihapur kopshtet dhe çerdhet. Por ndonëse ato janë hapur, shihet një frekuentim jo i madh i fëmijëve. Drejtoresha e kopshtit “Eleni Kola”, Zene Llaka në qytetin e Bulqizës thotë se funksionimi ka nisur rregullisht që prej datës 1 Qershor.

Ajo shtoi se po zbatohen të gjitha rregullat e vendosura nga autoritetet si matja e temperaturës kur fëmijët shkojnë në mëngjes, mbajtja e distancës mes prindërve ku sjellin fëmijët, dezinfektimi i ambjenteve apo dhe i këpucëve të fëmijëve. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit ndoshta edhe për shkak të koronavirusit, prindërit kanë preferuar që t’i mbajnë fëmijët vetë.

Nga ana tjetër, drejtoresha e këtij institucioni Zene Llaka tha se në javën e ardhshme pritet që të rritet akoma më shumë frekuentimi i kopshtit nga fëmijët.