Policia e Bulqizës ka njoftuar se ka goditur dy raste të reja të prerjes së jashtëligjshme të pyjeve, duke vënë në pranga 2 vëllezër dhe proceduar 3 persona të tjerë.

Për rastin e parë janë arrestuar shtetasit A. C., 23 vjeç, dhe B. C., 27 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, si dhe është proceduar shtetasi R. C. Policia thotë se këta shtetas janë kapur në flagrancë duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në vendin e quajtur “Kurora e Liqenit të Zi”.

Ndërkohë për rastin e dytë janë proceduar penalisht shtetasit G. I., dhe A. I. Këta dy persona akuzohen se në zonën e Gjoricës janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.
Vihen në pranga 2 vëllezër dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për “Prerje të paligjshme të paligjshme të pyjeve”.
Në vijim dhe zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, u goditën dy raste të prerjes së pyjeve dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
A. C., 23 vjeç, dhe B. C., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Fushë-Bulqizë.
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. C.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në vendin e quajtur “Kurora e Liqenit të Zi”, Bulqizë.
Po në vijim të kontrollit të territorit janë proceduar penalisht nga Policia shtetasit G. I., dhe A. I., pasi në zonën e Gjoricës janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.