Pasditen e sotme një 29-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Lagjen e Re të qytetit të Bulqizës.

I plagosuri është transportuar me urgjencë me ambulancë në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Ende nuk dihen motivet që e shtynë 29-vjeçarin që të tentonte vetëvrasjen.