Sot ne nje ndeshje të lujatur në Kamëz u pa një nga ndeshjet më të çuditshme në Kampionatet shqiptare.

Bulqiza shpartalloi 15 me 2 ekipin e Osumit i cili as qëpërpiqej ti ndalonte veriorët

Që në minutat e para të pjesës së parë, KF Bulqiza arriti të kalojë në avantazh nëpërmjet një goli të shënuar nga ana e lojtarit Anxhelo Molla, ndërsa pak çaste më vonë Endri Kaca shënoi golin e dytë. Nuk vonoi shumë kur Denis Kurti çoi në rrjetë edhe topin e tretë për Bulqizën, për të vijuar më tej me Likën, Shkretën, Kacën, Dajtin, etj. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin tronditës 9-0.

Ndërkohë në minutat e para të pjesës së dytë, mbase edhe nga neglizhenca e djemve bulqizakë, KF Osumi arriti të çojë në portë topin e parë, ndërkohë më vonë shënuan edhe një të dytë. Megjithatë, ashtu sikurse në pjesën e parë, edhe në të dytën KF Bulqiza nuk mund të largohej nga fusha pa një breshëri tjetër golash, ku shënoi edhe 6 të tjerë, duke e vulosur ndeshjen me rezultatin e thellë 15-2.