Të dielën e 27 tetorit në Bullgari u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, ku u fituan nga partia e qendrës së djathtë GERB. Ndërkohë për këto zgjedhje në Kukës u hap një qendër votimi ku morën pjesë banorë të zonës së Gorës, e cila njihet për komunitetin dygjuhësh që përfshin fshatrat e Shishtavecit dhe Zapodit. Ata votuan për parlamentin e ri që vjen nga zgjedhjet e parakohshme në Bullgari. Por ndryshe nga Kukësi, në Gollobordë të Bulqizës nuk u hap qendër votimi, ku edhe këtu ka komunitet bullgar të deklaruar zyrtarisht. Asllan Koçi nga fshati Ostren i Madh në Bulqizë thotë se për ta nuk u hap qendër votimi pasi do të kishte marrë pjesë në zgjedhje. Asllani mban në shtëpi të varur flamurin bullgar për shkak se sipas tij, andej e ka prejardhjen.
Sipas censit të popullsisë të këtij viti në vendin tonë jetojnë 7.057 persona që janë deklaruar dhe regjistruar si shtetas bullgarë. Ata janë të vendosur në zona të ndryshme të Shqipërisë, si në Bulqizë, Librazhd, Kukës etj.