Bujqësia në “dorë” të moshës së tretë

0
167

 Bujqësia, edhe pse është një sektor i cili ka problemet e tij për shkak të rritjes së madhe të kostove të punimit të tokës apo procesve të tjera, me të merret thuajse vetëm mosha e tretë, për shkak të largimit masiv të të rinjve në emigracion. Ky është 75-vjeçari Xhevdet Kaba, nga fshati Pilafe i Njësisë Administrative Tomin në Bashkinë e Dibrës. Xhevdeti tregon se merret me bujqësi për dy arsye; së pari është se nuk mund ta shohë tokën e tij të lënë djerr dhe së dyti, për të ndihmuar sadopak me prodhimin që merr nga toka pensionin i cili sipas tij është i pamjaftueshëm. Për 75-vjeçarin Kaba, edhe shteti nuk po e ndihmon si duhet sektorin e bujqësisë.

Nga ana tjetër, 75-vjeçari Xhevdet Kaba thotë se pensioni që merr ai dhe bashkëshortja e tij nuk mjaftojnë as për medikamente pasi të dy vuajnë nga një sërë sëmundjesh.

Largimi masiv i të rinjve vihet re më shumë në fshatra të qarkut Dibër, ku kanë mbetur thuajse në çdo shtëpi vetëm mosha e tretë.