Rekamë

Ekipi i futbollit Burreli ka korrur një fitore të rëndësishme këtë të shtunë në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj Tërbunit të Pukës. Matjanët arritën të marrin tri pikë të plota falë dy golave të shënuar për secilën pjesë.

Kjo ishte prova e parë e trajnerit Dorian Bubeqi në ndeshje në transfertë, duke nisur kështu një rrugë premtuese për ecurinë e skuadrës deri në mbyllje të këtij kampionati.

Matjanët e kanë gjetur golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 40 me Kastratin. Pjesa e parë është mbyllur në avnatazhin minimal të matjanëve ndërsa dyfishimi i shifrave për Burrelin do të vinte në minutën e 62 me Kolecin.

Vendësit kanë shënuar vetëm golin e nderit në këtë përballje me anë të Hoxhajt, duke bërë i gjithë takimit të mbyllej Tërbuni 1 e Burreli 2.

Me tri pikët e marra në Pukë matjanët ngjiten automatikisht dy vende më lart në renditje në vendin e 8 në kuotën e 18 pikëve.

Javën e ardhshme Burreli do të ketë një tjetër përballje të cvështirë ku do të presë në shtëpi kryesuesen e kategorisë së parë Dinamon.Dritan Kurti