Një start përcëllues nga Valteri Bottas nga vendi i tretë ne start ishte çelësi që i duhej Finlandezit për të fituar në çminin e madh te Japonisë. Mercedesi u kurorëzua me titullin e gjashtë rradhazi të konstruktorit. Në vendin e dytë doli Sebbastian Vettel dhe pas tij Lewis Hamilton.
Bottas parakaloj Sebbastian Vettel në kthesën e parë të pistës. Pas kësaj dhe strategjisë me dy pitstope nga Mercedes Bottas dominoj gjatë gjithë garës, duke sjellur fitoren e tij të gjashtë ne karrierë.
Mbrapa ishte nje betejë titanësh midis Hamiltonit dhe Vettelit për vendin e dytë. Vettel u mbrojt mjaft mirë ndaj rivalit të tijë duke u kaluar vijën e finishit vetëm 0.4 sekonda larg Hamiltonit.
Një kontakt në lapin e parë midis Charles Leclerc dhe Max Verstappen e dërgoj këtë të fundit jashtë pistës me dëmtime te cilat e detyruan të lërë garën në lapin e 15. Por kontakti nuk e ndaloj fare pilotin nga Monako duke e përfunduar garën ne vendin e gjashtë.
Rezultati final për top 10 i kësaj gare është si më poshtë