-U tha në Opinion

Brataj: Kjo që shohim sot është rezultat i lirimit të masave të majit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:14 – 18/06/20 |11

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se rritja e numrit të personave të infektuar nga COVID ishte e pritshme, pas hapjes së vendit. Duke përjashtuar mundësinë e mbylljes, Brataj tha se një mbyllje do të ndodhte vetëm nëse do të kishte një tejkalim të numrit të personave të shtruar në spital, gjë që sipas tij nuk kishte shanse të ndodhte.

Megjithatë, mjeku u shpreh se se këto raste që shohim sot janë projeksion i hapjeve të majit, ndërkohë që shifrat e hapjes së qershorit do t’i shohim në fillim të Korrikut.

“Ka një shqetësimm frikë dhe ankth, sepse numrat flasin. Nuk është një gjë që nuk prisnim, është fiziologjike kjo që po ndodh. Hapja dhe mosrespektimi i rregullave. Është lirimi i masave dhe mosrespektimi i rregullave që po ndikon në përhapjen e virusit”, tha Brataj.

Fevziu: Ndërkohë që vatra kryesore është QSUT, ku qytetarët janë infektuar.

Brataj: Janë disa raste që ka ndodhur, QSUT qëndroi për një kohë të gjatë e mbyllur.

Fevziu: Ju kërkoni masat nga qytetarët dhe nuk respektohen nga QSUT.

Brataj: Virusi vërtet u izolua, por nuk ka ikur, është akoma aty. Niveli i infektimit të virusit nuk ka ndryshuar. Ka ndryshuar forma e shfaqjes. Nuk mund të themi që ka ulur virulencën. Ka shenja më agresive, përhapje të njëjtë dhe një numër më të vogël të pacientëve që shkojnë në spital.

Fevziu: Po kalohet në një formë më të lehtë, përse duhet të kemi alarm?

Brataj: Jo në një formë më të lehtë, ka shumë pacientë që po qëndrojnë në shtëpi.  Nuk është se ka studime, ka mbaruar epidemia dhe të themi me siguri, 1, 2 apo 3 gjëra. Ne vazhdojmë të kemi ato hijet mbi virusin.  Duhet të bashkëjetojmë, por të bashkëjetojmë do të thotë të respketojmë rregulla.

Fevziu: A mund të shkojmë përmes krijimit të një imuniteti, meqë përqindja e atyre që shkojnë në spital apo terapi intensive është shumë më e vogël?

Brataj: Kjo që ne shohim sot është si rezultat i lirimit të masave të majit. Ndërsa lirimin e masave të 4 qershorit do ta shohim në fillim të korrikut.