Fshati Bushkash, në Njësinë Administrative Ulëz, të Bashkisë Mat është i përzgjedhur ndër 100 fshatrat turistikë në vend. Megjithëse në këtë fshat pushteti vendor ka investuar në infrastrukturën rrugore dhe në ujësjellës e ujë vaditës, sërish ka braktisje nga banorët. Intervistuam dy nga banorët e mbetur në Bushkash të cilët na folën për braktisjen e fshatit dhe pamundësinë për të kryer punët në bujqësi. Sipas tyre, 70 % e fshatit është larguar, kryesisht të rinj dhe kanë mbetur vetëm të moshuarit, që nuk mund t’i vijnë rreth bujqësisë. Ata thanë se aq pak sa kanë mbetur aq banorë në fshat, saqë një herë në tre ditë shkon pa parë e dëgjuar me njëri-tjetrin.
Nikollë Rica thotë se nuk u vjen mirë që në vendin tonë mund të vijnë të rinj nga vendet e botës së tretë, por pranojnë se bujqësisë këtu i duhet fuqi punëtore, dhe që mund të na shërbejnë edhe këta të rinj që vijnë, në mungesë të të rinjve tanë që kanë marrë rrugët e emigrimit.