Për më shumë se një orë është bllokuar këtë të shtunë bajpasi i Murrizit në Rrugën e Arbrit, si pasojë e përplasjes së dY automjeteve. Ka qenë një mjet tip furgon pasagjerësh me një automjet tjetër që janë përplasur kokë më kokë dhe si pasojë radha e makinave në Rrugën e Arbrit ka shkuar rreth 3 kilometra në të dy kahjet. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14.30 minuta. Në vendgjarje pritet të shkojë policia e qarkullimit rrugor për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks. Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.