E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar të tjera audiopërgjime mbrëmjen e sotme ku dëgjohet ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, deputeti Xhemal Qefalia, Ymer Lala, por edhe shefi i policisë së Dibrës.

Shefi i policisë së Dibrës, Robert Aga në bashkëbisedim me ministrin Gjiknuri dhe Bekim Krashin flet i kënaqur për strategjinë e përdorur nga ai për votimet dhe se ata nuk kishin patur shumë besim tek ai.

Robert Aga: He djalosh.

Bekim Krashi: Ça keni bë, ça keni bë se e keni myt fare. Nuk keni lënë asgjë. Plus kudo jeni, vetëm tek ne jeni minus 10 (vota). Do t’i nxjerr të dhënat dhe do t’i dërgoj me letër pastaj.

Robert Aga: Dua të kemi 1000 plus, poshtë 1000 nuk i pranoj.

Bekim Krashi: Aaaa ca llafos, ke filluar ke pretendime të mëdhaja

Robert Aga: Ejjj

Bekim Krashi: Hë

Robert Aga: O shpirt i vëllait , ti kujtoje se ata (opozita) ishin budallenj që bënin si të tillë

Bekim Krashi: Po prandaj deshin të bënin rrëmujë ata, se i dishin këto gjëra. Mos u lodhni fare. Janë të humbur këta.

Robert Aga: O shpirt i vëllait , ajo strategjia ime funksionon

Bekim Krashi: E di mor e di që e deklaruar. Ti je një komisar politik or ti. 

Robert Aga: Hej. A e ke Damian Gjiknurin aty??

Bekim Krashi: Do të ta kaloj në telefon.

Robert Aga: Jepja pak.

Robert Aga: O shef (i flet ministrit Gjiknuri)

Gjiknuri: Hë Berto 

Robert Aga: Mirëmbrëma

Gjiknuri: Hë mo ça bën

Robert Aga: Si je?

Gjiknuri: Mirë! Tullë! Mirë fare.

Robert Aga: Se nuk pate besim tek unë

Gjiknuri: Tërmet! Tërmet! Je njësh. E the hahahah. Ik mos fol shumë.

Robert Aga: Ciao! Të përshëndes!

Në një tjetër audiopërgjim të publikuar nga Bild, deputeti Xhemal Qefalia komunikon me shefin e policisë së Dibrës, ndërsa i thotë atij se të gjithë janë të kënaqur me punën e bërë. 

SHEFI I POLICISE BERT AGA: O shoku im, si je?

XHEMAL QEFALIJA: Ej, jam ne nje tavoline me kshu, ku ke qejf me shku ti, ne Bulqize?

Aga: PO

Qegfalija: Ok, Hajt Ciao

Aga: Kush te tha ty?

Qefalija: Jam këtu me kryeministrin dhe ministrat

Aga: Jo jo, une ju garantoj qe shkoj ku tu doje qejfi

Qefalija: Se mos sjellim ate Ben Keshin aty, si thu?

Aga: Po mire me

Qefalija: Hajde tani se jemi këtu bashkë. Nuk beson, a do foto?

Aga: Po ti mund të jesh me ndonjë dashnore aty.

Qefalija: A do me fol me ministrin. Foli çik këtij se po me çan kaptinën, na merre. Foli cik këtij shokut të komisariatit.

Saimir Tahiri: Alo, O Berto

Aga: Mirëmbrema, si je?

Tahiri: Nuk shkon kjo punë që të më japë Xhemali telefonin e të falenderoj unë ty.

Aga: Po jo me, të lutem

Tahiri: Nga ana institucionale nuk shkon

Aga: Sinqerisht, më ka gënjyer.

Tahiri. Megjithatë, faleminderit shumë për angazhimin. Je i madh.

Aga: E kam detyrim

Tahiri: Dhe mos e vrit mendjen për ata që thonë ata se nuk na ha trapi ne për ata legenat.

Aga: Unë jam ushtari jot

Tahiri: Hajde vlla.

Qefalia: Ke të fala edhe nga Ulsiu. Foli i çik Ulsiut

Ulsi Manja: Ku je me vlla?

Aga: C’bone me?

Manja: Ja, me kryeministrin.

Aga: Mua më duhet me shku pak atje.

Manja: Ku more?

Aga. Te Bulqiza. Po u nderuam.

Manja: Na thanë që të shkosh për me nalt, o burrë.

Aga: Mirë më mirë, ju e dini atë, por e kam qejf.

Manja: Tani, a do më dëgjosh mua? Bisedo me Xhemalin se kot s’e kam si shefin e komisionit te sigurisë. Por unë them që të vish për me nalt se mund të na duhesh. Ngaqë mua më duken gjëra të vogla ato, o miku im.

Aga: Mire vlla mirë.

Manja: Por mbaje Xhemalin në korrent se kot nuk e kemi autorizuar si kryetar komisioni.

Aga: Xhemalin e kam pasur martes atëherë.

Manja: Ore, Xhemali nga komisioni i sigurisë. E kemi si shef thotë.

Aga: Ai thotë sa e jam ushtari i Bertit. Berti ka qenë komandanti im

Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vëlla

Qefalia: Edhe ti, se mu ca tr*pi mua.

Aga: Ej, po si ma nxjerr ministrin t’i mua në telefon?

Qefalija: Je shoku im ti, o burrë. Apo do t’i folesh Ramës icik?

Aga: Po leje o vlla tashi. Shiko t’ma bosh atë dokumentin.

Qefalia: Mos me ça b*then tashi. A je shoku im ti?

Aga: Unë ashtu kam qenë e do jem.

Qefalia: Hajde tashi. 

Aga: Hajde. Gjithë të mirat