16 përgjimet e fundit të publikuara nga prestigjozja gjermane BILD ku faktohet përfshirja e eksponentëve të lartë të kupolës drejtuese të Partisë Socialiste, më në krye vetë kryeministrin Edi Rama, e duke vijuar më pas me ish ministrin e infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri si edhe të kandidatin socialist për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreun, nuk janë të vetmet që disponon gazetari gjermna Peter Tiede. Në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në emisionin ‘A Shoë’ Peter Tiede, ka konfirmuar se ai disponon të tjera përgjime për ata të cilët ai i cilëson si bosat e bandave kriminale që blejnë vota për Partinë Socialiste.

Unë kam pergjime të tjera ku mund të dëgjoni qartë zërin ku implikohet një ministër i qeverisë rama direkt në lerjen e votave në vitin 2017. Gjithasthu, kemi audio ku dëgjohet zëri i një shefi të një bande kriminale, i cili është duke blerë vota për PS-në, sëbashku me shefin e policisë të një qarku të caktuar në shqipëri

Peter Tiede hodhi poshtë të gjitha pretendimet dhe akuzat e mazhoracës qeverisëse se ai është i paguar nga opozita, për të sulmuar mazhorancën në pushtet, sipas tij, këto publikime skanë lidhje me opozitën, por është çështje gazetarie

Unë jam thjesht njëe gazetar. Nuk kam asgjë personale as me kryeministrin e shqipërisë Edi Rama dhe me askënd. Unë shkruaj mbi ato që zbuloi. Kam bërë kërkime mbi mafjan shqiptare, nga kërkimet e mia, kam zbuluar lidhje mes mafias dhe politikës, në rastin konkret me partinë socialiste si edhe me liderin e kësaj partie. Kur shkrova shkrimin e parë, Edi Rama më quajti gjenjeshtar, ndaj unë u thellova më shumë në këtë investigim, si edhe zbulova lidhjet mes kupolës drejtuese të PS-së dhe krimit të organizuar. Kjo nuk ka të bëjë as me opozitën as me mazhorancës, kjo është thjesht një histori kriminale, dhe unë si gazetar, nëse shoh apo zbuloi në aferë kriminalo-politike, më duhet ta publikoi. Kaq është e gjitha