Gazeta e madhe gjermane Bild publikon përgjime të reja nga dosja “184”. 

Protagonist në përgjime janë ish-Ministri Damian Gjiknuri dhe drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi.

Ora News perkthen fjale per fjale gjithe sa eshte publikuar nga BILD. 

Përgjimi 3

Përse kryeministri Edi Rama është kaq  mirënjohës, cfarë detyre ka plotësuar drejtori i Ministrisë së Brendshme. Çfarë ka bërë ai ‘për të caktuar’ rezultatin e zgjedhjeve. Si ia arriti ai objektivit të kryeministrit Edi Rama për të siguruar vota për PS-në?

 Përgjigjja është se Arben Keshi është një nga personat kyç në akuzë për  blerje vote, duke detyruar punonjësit e administratës publike të votojnë për PS dhe gjithashtu ai i dha urdhrat Policisë së Shtetit për të bllokuar votuesit e Partisë Demokratike për të votuar.

Arben Keshi në bisedë me një tjetër person (0685922860). 

Një përfaqësuesi i PS, i paidentifikuar telefonon Arben Keshin dhe e informon se është tek një familje duke blerë votat. Por kryetari i familjes nuk pranon ta shesë votën për pak dhe kërkon më shumë. 

Drejtori i thotë atij se nëse nuk i pranojnë paratë që i ofrojnë atëherë nuk ka problem, le të shkojë të votojë PD.

Arben Keshi: Nga u zhduke?

0685922860: A u lodhe?

Arben Keshi: Ku shkove?

0685922860: Jam pak tek Tasia, këtu poshtë

Arben Keshi: Ku?

0685922860: Tasia

Arben Keshi: Ku?

0685922860: Tasie Lleshi

Arben Keshi: Po çfarë thotë?

0685922860: Nuk do ia Refiku

Arben Keshi: Po në rregull, mirë

0685922860: Ajo tha tek 30-ta, nëse nuk janë 30 nuk ashtu

Arben Keshi: Po lëre. Nëse nuk i duan lëre. Të shkojë tek PD-ja.

0685922860: Ok, mirë.

Pergjimi 10 

Përvec kryeministrit i cili i është shumë falenderues për performancën e tij, përgjimet zbulojnë se Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme është shumë afër dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të PS-së përfshi dhe Vangjush Dakon, kryebashkiakun e Durrësit, Taulant Ballën kreun e grupit parlamentar dhe Damian Gjiknurin ministrin e Energjetikës si dhe sekretarin për zgjedhjet në Partinë Socialistr, Artan Gaci i cili është bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhacka.

 Përgjimet zbulojnë një tjetër fakt të rëndësishëm: Ministri Damian Gjiknuri ka vënë në dispozicion të drejtorit Keshi një grup të njohur kriminelësh, ‘djem problematikë” sic i quan ai të përdoren nëse e kërkon situata.

Ministri Damian Gjiknuri është në bisedë me Arben Keshin, drejtorin e qendrës për të huajt ilegalë në ministrinë e Brendshme në Shqipëri.

Ministri  Energjisë i konfirmon drejtorit se i ka dërguar një minibus me disa ‘djem problematikë”  (persona me rekorde kriminale, për ta shoqëruar atë dhe t’i ketë ata në rast se i duhen.

Damian Gjiknuri: Ça bëhet?

Arben Keshi: Asgjë

Damian Gjiknuri: Ndonjë shqetësim?

Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD

Damian Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.

Arben Keshi: Nuk kam fjetur fare

Damian Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.

Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat

Damian Gjiknuri: Patjetër.

Arben Keshi: Se edhe vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh

Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty.”

Arben Keshi: Mirë

Damian Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

Arben Keshi: Mirë.

Përgjimi numër 13

Drejtori i Arsimit në Dibër Drini Gjeçi telefonon shtetasin Lavdrim Murati.

Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?

Murati: Po.

Gjeçi: Drejtori i Arsimit të flet.

Murati: Urdhro.

Gjeçi: A ke votuar?

Murati: Jo akoma.

Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?

Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.

Gjeçi: Çfarë radhe?

Murati: Radha or ti.

Gjeçi: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Murati: Ça flet o Drejtor?

Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua.

Murati: Më vjen keq.Të paskan sinjalizuar gabim.

Gjeçi: Këtë llaf po të them.Ti e di vetë.

Murati: Në rregull.

Përgjimi 14

Ministri Damian Gjiknuri i jep një detyrë biznesmenit Bekim Krashi

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës i telefonon Bekim Krashit për transportimin e diçkaje, që dyshohet se është trasportim parash, duke e konsideruar atë si detyrë shtetërore.

Personi ngre dyshime për faktin se kush do e menaxhojë dhe më pas e konfir,mon se do e bëjë ai dhe do merret ai me mënjëherë me këtë.

Bekim Krashi: Po shef

Damian Gjiknuri: Bekim. Kush ka qenë dje tek komuna juaj që ka mbuluar atë pjesën e transportit (para). Ju edhe jeni shteti.

Bekim Krashi: Në fakt ne nuk jemi shumë shtet atje. Por unë njoh ca zona që i kam lajmëruar

Damian Gjiknuri: Po mirë, merre listën, merr ato gjënat ..

Bekim Krashi: merre listën , merr gjërat, sepse kjo është detyrë shteti

Bekim Krashi: Tani sa ti marr po vij atje pa merak