Një 20-vjeçar ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike, teksa ishte duke punuar në lavazhin e të vëllait në Tiranë.
“Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.” thuhet në njoftimin e Policisë. I riu ishte me origjinë nga Bulqiza.
Shumë njerëz nga Bulqiza kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale, për humbjen e parakohshme të 20-vjeçarit, Aurel Muka.